Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë
Përplasja e dy trenave në veri të Londrës shkaktoi një viktimë dhe dhjetëra të lënduar, 11 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qytezës së Bedford, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit britanik, dhe në të u përfshinë dy trena që kishin të njëjtin destinacion dhe ndodheshin në të njëjtat shina.
“Personi që humbi jetën ishte makinisti I njërit prej trenave që u përplasen”, u shpreh policia britanike e transportit në një deklaratë. Ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim, sekretarja e transportit Heidi Alexander u shpreh se ishte herët të spekulohej për shkakun e përplasjes.
Do të jetë hetimi i plotë ai që do të përcaktojë se si ndodhi përplasja në mënyrë që të nxirren mësime dhe incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë, theksoi ajo. Përplasjet e trenave janë tejet të rralla në Mbretërinë e Bashkuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




