Vihet nën kontroll në kohë zjarri pranë fshatit Humelicë, shpëtohen banesat dhe një park bletësh
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Gjirokastër ka ndërhyrë me sukses për shuarjen e një zjarri të rënë pasditen e sotme pranë fshatit Humelicë, në anë të rrugës nacionale Gjirokastër–Tepelenë.
Sipas informacionit zyrtar, në orën 16:54 është marrë njoftimi për zjarrin, ndërsa menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i patrullimit. Pas mbërritjes, forcat e MZSh-së konstatuan se flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke rrezikuar një park bletësh dhe banesat e fshatit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të koordinuar, zjarrfikësit arritën fillimisht të izolojnë vatrën e zjarrit dhe më pas të realizojnë fikjen e plotë të flakëve.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, nuk pati dëme në njerëz, banesa apo pasuri të tjera. Ndërkohë, ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merret masa administrative përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



