Vrasja e çiftit Mujeci- Burg për Besnik Koldreun, mohon përfshirjen në vrasjen. Tre të dyshuarit kryesorë ende në arrati

Aktualitet | 4 muaj më parë

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, në fshatin Balldren të Lezhës, do të qëndrojë në burg. Ishte ky vendimi i dhënë nga gjykata në Lezhë, pas arrestimit të tij në Ulqin.

Gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë, Besnik Koldreu mohoi çdo përfshirje në ngjarje. Ai mësohet të ketë deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi.

Sipas tij, autorët e krimit kanë fshehur automjetin e përdorur në vrasje , pranë banesës së prindërve të tij të moshuar në Torovicë, pa dijeninë e tij.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi ndaj 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, tre të dyshuarit kryesorë për krimin, Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati. Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u qëlluan me breshëri plumbash më 26 prill, teksa  lëviznin me automjetin e tyre në aksin Balldren–Torovicë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme