Kujdesi me pesticidet, respektimi i rregullave mbron prodhimin dhe shëndetin
Për të mbrojtur kulturat bujqësore dhe për të garantuar një prodhim të sigurt, fermerët duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë procesit të spërkatjes së bimëve. Përdorimi i pesticideve mbetet një nga hallkat më të rëndësishme të këtij procesi, por edhe një nga më të ndjeshmet për shëndetin dhe mjedisin.
Specialisti i bujqësisë, Balil Bineri, thekson “se fermerët duhet të zbatojnë me përpikëri rregullat e përdorimit të pesticideve, të cilat përcaktohen nga Ministria e Bujqësisë”.
Bineri thekson se jo të gjitha preparatet mund të përdoren lirshëm, pasi një pjesë e tyre janë ndaluar ose kufizuar për shkak të ndikimeve negative që mund të kenë në kulturat bujqësore, në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.
Ndërkaq kujdesi në çdo fazë të spërkatjes jo vetëm që mbron kulturat bujqësore, por garanton edhe sigurinë e konsumatorëve dhe ruajtjen e mjedisit.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




