Zbardhet ngjarja në Babrru, 18-vjeçari qëlloi me kallashnikov drejt një servisi celularësh pas sherrit me pronarin
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri automatike në drejtim të një servisi celularësh, pas një konflikti me pronarin e biznesit.
Aautori i dyshuar, R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zbulimi”, autori u arrestua pak kohë pas ngjarjes. Ai u kap rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi sulmi.
Gjatë kontrolleve në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatike të dyshuar të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




