Grupi J, Scaloni ul në stol Messi-n me Jordaninë, bën përjashtimin e madh pas pyetjes që i erdhi nga gazetari 91-vjeçar

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ndeshja mes Jordanisë dhe Argjentinës, e vlefshme për Grupin J, nuk ka më asnjë mister për të zgjidhur për të dy skuadrat. Argjentina është e sigurt për vendin e parë ndërsa rivalja e saj pas dy ndeshjeve pa pikë nuk kërkon më asgjë nga ky turne.

Kjo situatë, kombinuar me faktin se mori një pyetje prej një gazetari ikonë, i cili që ndodhej në sallën e konferencës për shtyp në Dallas bëri që Lionel Scaloni të thyente një rregull, të cilit i përmbahej gjithmonë.

“Lionel Messi e nis ndeshjen nga stoli. Po e bëj këtë përjashtim duke treguar formacionin vetëm sepse ju kam ju përballë”, iu drejtua Lionel Scaloni, Enrique Macaya Márquez.

Për gazetarin 91-vjeçar ky është edicioni i 18-të i finaleve të Botërorit që rrëfen dhe prania e tij në Teksas bëri që ulja në stol e Messi-t të kalonte në plan të dytë.

“Të gjithë ata që do të luajnë meritojnë që të jenë në fushë. Messi do të aktivizohet në pjesën e dytë. Se për sa minuta nuk e kemi vendosur akoma”, tha Scaloni, i cili pritet t’i besojë sulmin dyshes Martinez-Alvarez. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme