Çajupi, oazi i freskisë, natyrës përrallore dhe mikpritjes tradicionale

Aktualitet | 4 muaj më parë

Në një kohë kur shumë njerëz zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet verore, ka edhe nga ata që kërkojnë qetësinë larg zhurmës së plazheve, në gjirin e natyrës malore.

Një nga destinacionet që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje gjatë kësaj periudhe është Mali Çjupi, i frekuentuar si nga vizitorë të huaj, ashtu edhe nga vendas.

I lidhur me vargjet e poetit Naim Frashëri,  ky vend duket sikur merr jetë nga përshkrimet e tij, duke ofruar të njëjtën bukuri dhe qetësi që ai ka përjetësuar në krijimtarinë e tij.

Mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskisë karakteristike të zonës, si dhe mikpritjes së ngrohtë në bujtinat e ngritura aty, Mali Çjupi po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për adhuruesit e turizmit malor.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme