Të shtëna me armë zjarri në një fan zonë në Kaliforni, ndërron jetë një person dhe një tjetër plagoset rëndë

California është tronditur nga një incident që ka ndodhur në një fan zone të Botërorit 2026 në San Jose.
Sipas autoriteteve lokale një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër gjendet në gjendje të rëndë në spital pas një sulmi me armë, i cili ndodhi në një zonë të dedikuar për tifozët e futbollit.
Policia ka bllokuar të gjithë vend ngjarjen pasi ende nuk ka mundur që të ndalojë agresorin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



