Festivali i Muzikës së Dhomës në Durrës, edicioni i XXI-të sjell për shtatë net artistë ndërkombëtarë
Për shtatë mbrëmje me radhë, Durrësi do të jetë kryeqendra e muzikës klasike. Edicioni i XXI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës ka ngritur siparin, duke sjellë në qytetin bregdetar artistë të njohur nga vendi , rajoni dhe evropa.
Atmosfera e festivalit u çel mbrëmjen e së martës në ambientet e Muzeut Arkeologjik, ku publiku ndoqi interpretimin e Kuartetit “Arola” nga Zvicra, së bashku me sopranon Teuta Nicolet Dit Felix.
“Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës këtë radhë ka vendosur të hapë dyert drejt vendeve ku tashmë ndodhen turistët. Ne do të shkojmë pranë njerëzve që dëshirojnë jo vetëm të argëtohen me plazhin apo natyrën, por edhe me muzikën”, tha Nevila Kalaja, Drejtuese Artistike.
Ky aktivitet vlerësohet për promovimin e muzikës klasike dhe bashkëpunimin artistik ndërkombëtar.
“Është hera e parë që Zvicra merr pjesë me kuartetin “Arona” dhe me perla të Shqipërisë. Pra, do të kemi këngë shqiptare tradicionale të përshtatura për muzikën e dhomës, dhe kjo është me rëndësi për këtë festival”.
Përmes këtij festivali, Durrësi jo vetëm promovon traditën e muzikës klasike, por vjen si një destinacion ku historia, kultura dhe arti ndërthuren bukur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




