Një sulmues nga Belgjika për Egnatian

Egnatia prezanton afrimin më të fundit të merkatos. Ibrahim Diabate është zyrtarisht një lojtar i kampionëve të Shqipërisë. 22-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së Zulte Waregem në Belgjikë.
“Mirë se vjen në familjen e Egnatias, Ibrahim Diabaté! Sulmuesi vjen nga klubi belg Zulte Waregem për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po përgatitet për turin e parë kualifikues të Champions League, ku do të ketë përballë Petrocub të Moldavisë.
Takimi i parë do të luhet më 8 korrik në transfertë, ndërsa sfida e kthimit është parashikuar për më 15 korrik në stadiumin “Arena Egnatia”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




