Zyrtare, Tirana prezanton trajnerin Dean Klafuriç

Futboll Vendi | 4 muaj më parë

Epoka e Dean Klafuriç ka nisur zyrtarisht te Tirana. Klubi kryeqytetas prezantoi trajnerin kroat, i cili do të udhëheqë bardheblutë në sezonin e ri, me objektivin për ta rikthyer skuadrën te trofetw madhorë. Në fjalën e tij të parë, Klafuriç e cilësoi Tiranën si klubin më të madh dhe më historik në Shqipëri.

“Përshtypja e parë është se Tirana është klubi më i madh dhe historik në Shqipëri, dhe gjithashtu është një mundësi e mirë të punoj në një klub të madh. Jam i lumtur që e mora këtë mundësi në karrierën time. Për mua gjërat e rëndësishme në futboll janë dashuria, pasioni dhe puna në ekip”.

Klafuriç u ndal edhe te filozofia e tij e punës. Tekniku kroat theksoi se suksesi nuk vjen vetëm nga cilësitë individuale, por mbi të gjitha nga disiplina, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e grupit.

“Sigurisht që ka respekt dhe përgjegjësi, në cilësinë e aftësive futbollistike për ti treguar në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje. Motoja ime është të punoj çdo ditë dhe jep cdo ditë”.

Në fund, Klafuriç foli edhe për identitetin e skuadrës, duke theksuar se synimi i tij është të ndërtojë një Tiranë që respekton historinë dhe rikthen ADN-në fituese.

“Për mua Tirana është një klub me identitet dhe unë kam ardhur këtu për të ndryshuar ADN e Tiranës. Kam ardhur këtu për t’u përshtatur me historinë dhe për të dhënë maksimumin për klubin dhe për të ndihmuar lojtarët të japin më të mirën duke përfaqësuar Tiranën”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme