“Shkenca dhe inovacioni për zhvillim të qëndrueshëm”, 120 studiues nga vendi e bota në Gjirokastër
Për dy ditë Gjirokastra u kthye në një pikë takimi e studiuesve, akademikëve dhe kërkuesve shkencorë nga vende të ndryshme të Europës dhe Azisë.
Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm” bëri bashkë pedagogë e studiues nga vendi dhe bota që prezantuan rezultatet e kërkimeve të tyre mbi zhvillimin e qëndrueshëm, inteligjencën artificiale, inovacionin dhe arsimin e lartë, duke e kthyer konferencën në një platformë të rëndësishme të dialogut shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të ftuarit e vlerësuan këtë konferencë jo vetëm si një hap të rëndësishëm të universitetit “Eqrem Cabej” drejt ndërkombëtarizimit, por edhe si një ogur të mirë për rajonin jugor.
Kjo konferencë solli në Gjirokastër pedagogë e studiues nga 12 vende të botës.
Gazetar: Marash Mirashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




