Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

Sipas “The New York Times” Belgjikës i është dhënë e drejta për të apeluar vendimin e FIFA-s, e cila pezulloi ndalimin me një ndeshje të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun.
Vendimi, i cili pasoi lobimin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkaktoi debat të gjerë, si dhe një deklaratë nga Shoqata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) që tha se po shqyrtonte “të gjitha opsionet e mundshme”.
Sipas “The New York Times”, Shoqata Mbretërore Belge e Futbollit i shkroi zyrtarisht FIFA-s për të apeluar çështjen. RBFA-së dhe US Soccer thuhet se iu kërkua të paraqisnin pretendimet e tyre saktësisht 12 orë para fillimit të planifikuar të ndeshjes në stadiumin e Seattle.
Sipas raportit një anëtar i komitetit të apelit të FIFA-s është zgjedhur për të dëgjuar çështjen. Belgjikës nuk i është garantuar se një vendim do të merret para ndeshjes të së hënës. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




