Tonali te Tottenham, është zyrtare: Doja vetëm këtë klub

Tani është zyrtare, Sandro Tonali është një lojtar i ri i Tottenhamit. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj sezonin”, ishin fjalët e para të italianit si mesfushor i Spurs, të cilët 116 milionë € për ta rrëmbyer nga Neëcastle, duke shënuar transferimin e dytë më të kushtueshëm të klubit në historinë e tij.
Pas tre sezonesh me Magpies, ish-lojtari i Milan vazhdon aventurën e tij në Premier League së bashku me Roberto De Zerbi, i cili e donte aq shumë: “Sandro është një lojtar i veçantë dhe një nënshkrim i shkëlqyer për klubin tonë”, tha ish-trajneri i Sassuolos dhe Marseille. “E kam ndjekur atë për një kohë të gjatë, që kur ai erdhi nga akademia e të rinjve të klubit të qytetit tim të lindjes, Brescia, dhe jam i kënaqur që po punoj me të tani”.
“Duke pasur parasysh cilësitë e tij, Sandro tërhoqi shumë interes këtë verë. Megjithatë, ai ka qenë shumë i qartë në lidhje me dëshirën e tij për t’u bashkuar me Tottenhamin, dhe e di që tifozët tanë do ta vlerësojnë atë që ai do t’i sjellë ekipit”.
Tonali, i cili ka zgjedhur fanellën me numrin 16, do të formojë një mesfushë super përkrah Mateus Fernandes, i blerë së fundmi nga Ëest Ham për rreth 100 milionë euro: “Ndihem shumë mirë këtu”, shtoi Sandro. “Ata shkruan se katër ose pesë klube më donin, por ishte vetëm një për mua: Tottenham. Fola me De Zerbi për gati dy orë për klubin, tifozët, stadiumin”.
“E dija menjëherë se duhej të nënshkruaja për Tottenham. Kam luajtur kundër tyre disa herë dhe gjithmonë kam gjetur një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozë fantastikë. Mezi pres të filloj sezonin”.
Tonali ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2032, do të fitojë 12 milionë euro në sezon. Para se të nisej për në Angli disa ditë më parë, 26-vjeçari i lindur në Lodi foli gjithashtu për një rikthim të mundshëm te Milan: “A është i mundur një rikthim një ditë? Ne gjithmonë flasim për këtë, çdo herë. Mendoj se nëse lind mundësia një ditë, do ta flasim seriozisht”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



