Dita e Drinit 2026, promovimi i vlerave natyrore të lumit dhe ndërgjegjësimi për mjedisin

Sociale | 4 muaj më parë

Mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i pasurive natyrore të lumit Drin bashkuan në Kukës përfaqësues të institucioneve vendore, shoqërisë civile dhe nxënës, në aktivitetin e organizuar në kuadër të “Ditës së Drinit 2026”.

“Ne vendosëm që të mblidhemi jo vetëm për të kaluar bukur përsa i përket aktiviteteve ujore, por gjithashtu edhe për të ndërgjegjësuar të tjerët pak a shumë duke nisur njëherë nga vetja me pastrimin e zonës përreth”, tha një nxënëse.

“Në këtë ditë feste të Drinit të rinjtë të angazhohen për të dhënë edhe një mesazh jo vetëm për ta parë Drinin të bukur, ku ne mund të bëjmë dhe sporte ujore, por edhe për të dhënë një ndërgjegjësim tek qytetarët që ta mbajmë pastër këtë bukuri që Zoti ja ka falur Kukësit me të cilën edhe në fakt ne identifikohemi”.

 Aktiviteti vijoi  me sporte ujore, si kanoe dhe shëtitje me anije. Organizatorët theksuan se “Dita e Drinit” nuk ka vetëm një mision mjedisor, por shërben edhe për promovimin e potencialit turistik dhe atraksioneve natyrore të rajonit të Kukësit.

“Dita e sotme është për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit dhe këtë po synojmë të arrijmë përmes një pjesëmarrje dhe ndërgjegjësimi të fortë me të gjithë shtresat e shoqërisë civile, qeverisjen vendore, bizneset, aktorët të cilët po punojnë për turizmin, por edhe qeverinë e nxënësve dhe klubet mjedisore dhe kjo është arsyeja që sot ne jemi këtu”.

Në kuadër të “Ditës së Drinit 2026” aktiviteti do të vazhdojnë edhe në bashkinë Has dhe Tropojë gjatë ditëve në vijim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme