Aksi Lezhë–Shkodër, rrezik për drejtuesit e mjeteve te Ura e Dajçit
Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pikën e bashkimit të urës me rrugën është shkëputur elementi metalik, duke krijuar një kanal të rrezikshëm për automjetet që kalojnë.
Si pasojë, dhjetëra mjete kanë pësuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të defekteve të shkaktuara nga kalimi në këtë segment.
Në vendngjarje është vendosur një patrullë e Policisë Rrugore, e cila po sinjalizon rrezikun dhe po orienton drejtuesit e mjeteve të kalojnë me kujdes.
Burime bëjnë me dije se Policia ka kërkuar ndërhyrje urgjente për riparimin e dëmtimit. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin Lezhë–Shkodër këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në Urën e Dajçit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




