Pse e kanë filmuar? Zogaj për ngjarjen në Fier: Të gjithë në varësinë e klikimit

Aktualitet | 4 muaj më parë

Analisti Prec Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, komentoi ngjarjen duke u ndalur te ndikimi që, sipas tij, kanë rrjetet sociale në sjelljen e të rinjve.

Zogaj theksoi se, përpara çdo gjykimi, duhet të kuptohet motivi që ka çuar në ngjarje.

Sipas analistit, prirja për të filmuar dhe shpërndarë menjëherë ngjarje të tilla në rrjetet sociale është një fenomen shqetësues, që po ndikon në mënyrën se si të rinjtë reagojnë dhe përjetojnë situata të ndryshme.

“Është e rëndësishme të kuptohet cili është motivi, dhe më pas mund të japësh një opinion. Edhe në rininë tonë, adoleshencën pasionet që ziejnë tek kjo moshë i kemi njohur këto raste. Mua më çudit pse e kanë filmuar dhe e lidh çështjen me rrjetet sociale. Kjo është një varësi e tmerrshme për të krijuar ngjarje për të thyer rrjetin menjëherë”, u shpreh Zogaj.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme