Samiti i Ankarasë/ Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta me emrat e tyre të gdhendur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zgjedhur një dhuratë të pazakontë për udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s gjatë samitit të Aleancës në Ankara. Secili lider mori si dhuratë një armë zjarri me emrin e tij të gdhendur, së bashku me një kuti me municione të vërteta, sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet kanadeze.
Sipas Global Affairs Canada, dhuratat zyrtare u trajtuan në përputhje me ligjet në fuqi, kërkesat e sigurisë dhe politikat qeveritare. Arma e dhuruar është një revolver i personalizuar me emrin e secilit udhëheqës të NATO-s. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Erdogan i ka shoqëruar dhuratat edhe me një shënim personal, përmes të cilit ka hequr kontrollet turke të eksportit për sistemin e armëve të dhuruar, një praktikë e konsideruar jo e zakonshme.
Dhuratat u prezantuan gjatë Samitit të 36-të të NATO-s, i zhvilluar më 7 dhe 8 korrik në Pallatin Presidencial Turk në Ankara. Ky ishte samiti i parë i NATO-s i organizuar nga Turqia që prej takimit të vitit 2004 në Stamboll. Me këtë gjest, Erdogan synoi të përcillte një mesazh simbolik mbi fuqinë mbrojtëse dhe unitetin e Aleancës, në një kohë kur NATO përballet me sfida të reja të sigurisë globale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




