PD denoncon: Rama dhe Balluku po rrezikojnë sigurinë kombëtare me aferën KAYO
Partia Demokratike, përmes deputetit Klevis Balliu, akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku si cenues të sigurisë kombëtare , përmes projektit sipas tij korruptiv KAYO.
“Afera e Kajos nuk është më thjeshtë një çështje e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo është një aferë që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe besueshmërinë e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Por kjo aferë nuk ka vetëm një përgjegjëse politike. Ajo mban përgjegjësinë e plotë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Asnjë mekanizëm i tillë nuk mund të ndërtohej, të financohej dhe të funksiononte pa miratimin politik të kryeministrit. Edi Rama është përgjegjësi i parë politik për mënyrën se si janë administruar fondet e mbrojtjes dhe për ngritjen e një skeme që sot ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën, ligjshmërinë dhe sigurinë kombëtare. Ndërsa Belinda Balluku është firmëtarja e vendimeve që hapën rrugën për krijimin e funksionimit të Kajos si dhe për skemën që solli partneritete të dyshimta në industrinë ushtarake. Ajo nuk mund të fshihet pas ministrave të tjerë sepse aktet administrative mbajnë firmën e saj”, tha Balliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




