Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare senatori amerikan Lindsey Graham

Botë | 4 muaj më parë

Senatori amerikan Lindsey Graham, një nga figurat më të njohura të Partisë Republikane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Në një deklaratë, zëdhënësi i zyrës së Graham bëri të ditur se familja e senatorit falënderon të gjithë për lutjet dhe mbështetjen, ndërsa ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë. Bëhet me dije se senatori ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur.

“Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë”, tha zëdhënësi.

Lindsey Graham përfaqësonte Karolinën e Jugut në Senatin amerikan që prej vitit 2003 dhe ishte një nga zërat më me ndikim të republikanëve në politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Gjatë viteve të fundit, ai u shqua si një nga mbështetësit më të fortë të Donald Trump dhe një figurë kyçe në debatet politike në Uashington.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme