“Franca po dominon pa francezë”, Ish-kryeministri spanjoll ndez vigjiljen e gjysmëfinales me frazën raciste

Qëndrimi i ish-kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, në vigjilje të ndeshjes mes Francës dhe kombëtares iberike po bën xhiron e botës.
“Franca është dy herë kampione e botës dhe në këtë turne po dominon të gjitha rivalet pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ata janë numri një në renditjen e FIFA-s, por problemi është se po dominojnë pa lojtarë francezë në ekip”, shkroi ish-kryeministri i partisë konservatore të Spanjës në një koment të publikuar në gazetën “El Debate”.
Opinioni i Rajoy është kritikuar ashpër nga disa prej figurave më të rëndësishme të politikës në Spanjë. Kryeministri aktual spanjoll shkroi në “X” se ishte i shokur se si në 2026-ën njerëzit gjykohen nga ngjyra e lëkurës, mbiemri apo edhe prejardhja e tyre. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




