Çmimet e naftës rriten ndërsa përshkallëzohet konflikti në Ngushticën e Hormuzit

Amerikë | 4 muaj më parë

Çmimet e naftës janë rritur në tregjet aziatike mëngjesin e sotëm, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Nafta Brent u rrit me 1.9%, duke arritur në 84.87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane (WTI) u rrit me 2%, në 79.75 dollarë për fuçi.

Kjo rritje vjen pasi të hënën çmimi i naftës Brent u hodh me rreth 9%, si pasojë e përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Në muajt e fundit, çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare me shumicë kanë luhatur ndjeshëm, ndërsa investitorët dhe tregtarët kanë reaguar ndaj zhvillimeve të konfliktit.

Menjëherë pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, Teherani mbylli praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, përmes së cilës kalon rreth 20% e tregtisë globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Megjithatë, pavarësisht rritjes së fundit, çmimet e naftës mbeten dukshëm më të ulëta se niveli prej 120 dollarësh për fuçi, i arritur nga nafta Brent në fund të muajit prill.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme