Manchester City shënjestron talentin Bouaddi, Lille kërkon 100 milionë euro

E ardhmja e Ayyoub Bouaddi është larg Lille. Pas asaj paraqitjeje shumë të mirë në Botërorin amerikan, ylli i ri i Marokut pritet të kalojë në një klub më të madh se ai francez. Dhe ky klub, sipas “The Athletic”, do të jetë Manchester City. Mesfushori maroken është shënjestruar nga “qytetarët”, pasi trajneri Enzo Maresca e vlerëson maksimalisht lojtarin e lindur në vitin 2007.
Klubi i njohur anglez synon ta mbyllë tranferimin e Bouaddi brenda këtij sesioni të merkatos dhe do të pranonte ta linte atë në Francë edhe për një vit, në formë huazimi.
Bouaddi spikati me performancën e tij në Kupën e Botës 2026, prandaj dhe Lille kërkon rreth 100 milionë euro për të shitur “xhevahirin” e vet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




