Gjirokastra, 21 vite në UNESCO, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ndërhyn çdo vit në mbi 70 banesa
Sot mbushen plot 21 vite që nga dita kur Gjirokastra, e njohur ndryshe si “Qyteti i Gurtë”, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjatë këtyre viteve, qyteti ka qenë në vëmendje të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, e cila ka ndërhyrë për mirëmbajtjen, restaurimin dhe ruajtjen e një pjese të rëndësishme të monumenteve të kulturës.
“Vendosja në këtë listë është një përgjegjësi e madhe pasi në vetvete Gjirokastra nuk është më e brezave të kaluara, por duhet trashëguar dhe te brezat e ardhshëm. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë disa ndërhyrje shumë të rëndësishme në ruajtjen e vlerave të këtyre monumenteve të kulturës. Pra me listën e 2015-s janë 392 monumente kulture. Pra nga rreth 1.000 banesa që ndodhen brenda qendrës historike të cilat gëzojnë statusin e mbrojtjes apo rregullore të veçantë për ndërhyrjet e tyre. 392 janë monumente kulture brenda kësaj qendrës historike apo zonës mbrojtëse të saj”, tha Ardis Duka, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
Qyteti ka përfituar gjithashtu investime të konsiderueshme nga qeveria shqiptare, të përqendruara në restaurimin e Pazarit Historik, kalldrëmeve karakteristike prej guri, si dhe të objekteve të tjera monumentale, duke ruajtur identitetin dhe vlerat autentike që e bëjnë Gjirokastrën një nga qytetet më të veçanta në vend.
“Gjirokastra nuk është më sipas para 21 viteve vendos në UNESCO. Numri i vizitor është tejet i lartë sot që po flasim çdo ditë e çdo ditë ka një numër të lartë vizitoresh, por dhe shumë banesa të cilat janë kthyer në bujtina apo dhe muze”, tha ai.
Në zonën historike dhe atë të mbrojtur të Gjirokastrës numërohen 73 monumente kulture të kategorisë së parë dhe 323 monumente të kategorisë së dytë. Monumenti më i vizituar mbetet Kalaja e Gjirokastrës, e cila vetëm gjatë këtij viti është vizituar nga rreth 130 mijë turistë,
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




