Kroacia kërkon sqarime nga FIFA në lidhje me gjyqtarët e ndeshjes me Portugalinë

Kroacia ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga FIFA në lidhje me vendimet e marra nga gjyqtari dhe VAR gjatë humbjes së tyre në Kupën e Botës kundër Portugalisë, në lidhje me golat e anuluar për pozicion jashtë loje, veçanërisht golin e Gvardiol në kohën shtesë që do ta kishte dërguar ndeshjen në shtesë.
Kjo u raportua nga gazeta sportive kroate “Sportske”, e cila publikoi tekstin e një letre të dërguar nga HNS, federata futbollit, në FIFA një ditë pas ndeshjes. Në letër, federata kërkon sqarime mbi disa vendime të arbitrit, me qëllim shmangien e keqkuptimeve dhe padrejtësive në të ardhmen. Ndër vendimet e kontestuara është shqyrtimi i penalltisë me anë të VAR-it që i lejoi Portugalisë të barazonte rezultatin, pavarësisht se arbitri ishte afër aksionit dhe nuk i kishte njohur bazat për dhënien e një penalltie.
Lidhur me golin e Gvardiol të anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje të Pasalic, i cili u zbulua duke përdorur teknologjinë, Federata Kroate e Futbollit thotë: “Ne e konsiderojmë thellësisht të gabuar që një dridhje pothuajse e padukshme, e regjistruar nga një sensor, mund të vendosë rezultatin e një ndeshjeje kaq të rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




