Angli-Argjentinë, Ambasada Britanike në Buenos Aires: Nëse fitojmë, festojmë me elegancë

“Nëse fitojmë, thjesht festojmë me elegancë”. Kjo është ftesa e lëshuar nga Ambasada Britanike në Argjentinë në një memo të brendshme unike dërguar menaxherit të mediave sociale të misionit diplomatik, e cila përshkruan disa rregulla sjelljeje pas ndeshjes Angli-Argjentinë.
Për të ulur tensionet rreth një ndeshje të tillë, Ambasada Britanike postoi një shënim të gjatë në mediat sociale: “Nëse Anglia fiton, thjesht festoni me elegancë. Nëse Argjentina fiton, përgëzojeni, urojini fat në finale dhe mos u shqetësoni duke zbuluar komplote të paqena”.
Ambasada Britanike në Buenos Aires, e udhëhequr nga David Seldon Cairns, është përpjekur për orë të tëra të përsërisë mesazhin e lojtarëve argjentinas dhe anglezë, të cilët theksuan që gjysmëfinalja të ishte thjesht një ndeshje futbolli, duke shmangur kështu ngatërresën me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, të shënuara nga Lufta e Falklandeve e vitit 1982 dhe pretendimi i Argjentinës për sovranitet mbi ishujt.
Ministria argjentinase e Sigurisë ka marrë masa për të forcuar sigurinë në Ambasadën Britanike, me afërsisht 300 oficerë të Policisë Federale dhe një gardh rreth Pallatit Madero Unzué, ku ndodhet misioni diplomatik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




