Kupat e Europës/ Egnatia dhe Dinamo City njohin arbitrat e ndeshjeve respektive

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave, të cilët do të gjykojnë takimet e vlefshme për turet eliminatore të Champions League dhe Conference League.
Egnatia e Nevil Dedes, e cila do të luajë me Celje-n në Rrogozhinë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator ka mësuar se kryesori i këtij takimi do të jetë Atilla Karaoğlan. Për të përfunduar me sukses këtë detyrë kryesori turk do të asistohet nga bashkëkombësit e tij me përjashtim të Video Assistant Referee, ku do të pozicionohet një italian, Michael Fabbri.
Sa i përket Dinamo City-t, e cila do të impenjohet në Maribor në “Stadion Ljudski”, për ndeshjen me Aluminij i është caktuar nga UEFA një ekip gjyqtarësh nga Islanda, të cilët do të kryesohen nga Ívar Orri Kristjánsson. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




