Kross parashikon finalen e madhe: Nëse Spanja shënon e para, Argjentina pëson goldeadë!

Një ish-kampion bote si Toni Kross, i cili kurorëzoi ëndrrën e madhe pikërisht duke mundur Argjentinën e Messi-t në “Maracana”, ka tentuar që të parashikojë finalen e sotme të Nju Xhersit.
“Nëse një ekip si Spanja bën lojën e saj edhe nëse kalon në avantazh, nuk do të doja të përballesha me ata”, tha Toni në emisionin e të vëllait të tij, Felix.
Sipas ish-mesfushorit të Bayern-it dhe Real-it, nëse ekipi i De la Fuente-s arrin të marrë epërsinë, ndeshja mund të konsiderohet si e mbyllur.
“Nëse Spanja shënon e para, harrojeni, Argjentina do të pësojë tre ose katër gola. Argjentina nuk do të gjejë asnjë përgjigje për situatën në të cilën do të ndodhet”, deklaroi me bindje ish-mesfushori. Megjithatë Kroos i jep një shans Argjentinës, e cila sipas tij mund të mbështetet në aftësitë e një lojtari si Messi. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




