Botërori 2026/ Kohët shtesë rekord historik, Spanjë-Argjentinë me audiencë rekord prej 19,168,000 mln teleshikuesish

Finalja e Kupës së Botës 2026 ku Spanja mundi Argjentinën 1-0 ka qenë një sukses i vërtetë edhe për transmetuesit e këtij eventi në vendin iberik.
Gjatë këtij takimi mesatarja e teleshikuesve kapi shifrën e 15,285,000 ndërkohë që ishin plot 19,168,000 telespektatorë të ndryshëm, të cilët u sintonizuan për ndjekur ndeshjen.
Matjet e bëra kanë treguar se momenti kulminant ishte një minutë pas mesnate. Në orën 00:01 numri i teleshikuesve të sintonizuar në këtë ndeshje ishte 17,082,000.
Sipas ekspertëve të matjes së audiencës në Spanjë kohët shtesë të këtij takimi janë eventi më i ndjekur në të gjithë historinë e televioznit spanjoll.
Goli i Spanjës sintonizoi plot 16,973,000 teleshikues ndërsa për të ndjekur minutën e fundit të këtij takimi përpara ekranit ishin 17,050,000 mln teleshikues. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




