Federata s’do të paguajë për Klopp, në shenjë “falenderimi” i dhuron 1 mln € “Wings for Life”

Federata Gjermane e Futbollit nuk të paguajë asnjë euro për shërbimet e Jürgen Klopp edhe pse ky i fundit ishte nën kontratë me Red Bull ku shërbente si shefi i “Global Soccer”, departament ky i kompanisë në fjalë.
Por drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit në shenjë falenderimi karshi kompanisë austriake, e cila prishi kontratën me trajnerin në mirëkuptim, do të dhurojnë plot 1 milionë euro për organizatën “Wings for Life”.
Siç dihet “Wings for Life” është një fondacion ndërkombëtar jofitimprurës i Red Bull, misioni i të cilit është të gjejë një kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. Fondacioni organizon eventin global të vrapimit “Wings for Life World Run”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




