Zelensky takon Trump më 28 korrik, Ukraina dhe Rusia intensifikojnë sulmet në prag të bisedimeve

Botë | 3 muaj më parë

Dronët ukrainas goditën depot dhe infrastrukturën energjetike në qytetin rus Belgorod, duke shkaktuar shpërthime, zjarre dhe disa të lënduar. Në rajonin e Saratovit, u raportuan flakë dhe tym në aeroportin ushtarak Engels-2, ku operojnë bombarduesit strategjikë rusë.

Ushtria ukrainase duke iu përgjigjur sulmeve ruse beri me dije se një nga dy raketat dhe 127 nga 157 dronët e lëshuar nga forcat e Moskës u rrëzuan gjatë natës. “Forcat ruse sulmuan portet ukrainase të Izmail, Odessa dhe Nikolayev gjatë natës”-  njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Me valën e fundit të dronëve, Ukraina iu përgjigj sulmeve ruse në Sloviansk dhe ndaj një kamp stërvitjeje në rajonin e Kievit, të cilat të premten u morën jetën 15 personave. Të njëjtën ditë forcat ukrainase goditën rajonin rus të Kirov, i cili ndodhet më shumë se një mijë kilometra larg frontit, duke vrarë disa persona.

Edhe Shën Petersburgu u godit nga sulmet me dron një ditë më parë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohen në Uashington më 28 korrik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme