Të shtëna me armë gjatë një festivali në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Botë | 3 muaj më parë

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë dyvjeçar, pas një sulmi me armë zjarri në qendër të Seattle-it, Uashington.

Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00 me orën lokale, pranë Space Needle, ku në atë moment po zhvillohej një festival i madh ushqimor.

Sipas kryebashkiakes së Seattle-it, Katie Wilson, një i dyshuar është arrestuar lidhur me ngjarjen.

Guvernatori i shtetit të Uashingtonit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa një kongresmene nga Seattle dënoi atë që e quajti “dhunë të pakuptimtë”

Qendra e Seattle-it po priste festivalin e ushqimit Bite of Seattle gjatë fundjavës, një ngjarje vjetore që tërheq qindra mijëra pjesëmarrës me shitës ushqimesh dhe shfaqje muzikore live.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme