Milani “zbulon” pasuesin e Rafael Leaos, sfidon Tottenham për brazilianin Savinho

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Ka një emër të ri në merkaton e Milanit, konkretisht për rolin e sulmuesit anësor të skuadrës së re që synon të ndërtojë trajnerin Ruben Amorim.

Sipas britanikes “The Sun”, klubi kuqezi po ndjek me interes zhvillimet për brazilianin Savinho. Sulmuesi anësor, që më parë ka luajtur për Girona, pritet të largohet nga Manchester City dhe “Djalli” po vlerëson ofertën konkrete për këtë futbollist. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtën e blerjes për rreth 55 milionë euro.

Në këtë rast Milani duhet të fitojë konkurrencën e fortë me Tottenham. Klubi londinez aktualisht duket në avantazh për brazilianin, sepse vetë lojtari ka si qëllim ta vazhdojë karrierën në Premier League. Megjithatë, drejtuesit e klubit italian do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të marrë Savinho si zëvendësuesin ideal të Rafael Leaos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme