Luis Enrique heq dorë nga Rodri për PSG-në e re, tani kërkon heroin Ferran Torres

Futboll Bota | 3 muaj më parë

PSG po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e merkatos verore. Orët e fundit ka pasur zëra se skuadra kampione e Europës donte të blinte Rodrin si përgjigje ndaj Real Madrid për marrjen e Yan Diomande.

Kjo pistë është përgënjeshtruar nga drejtuesit e PSG-së, nga presidenti Nasser Al-Khelaifi te trajneri Luis Enrique, duke thënë se nuk është marrë asnjëherë në konsideratë firma me mesfushorin spanjoll të Manchester City.

Në Paris hierarkia e mesfushës është e qartë: Vitinha vlerësohet si interpretuesi më i mirë i rolit të vet. Pastaj janë edhe João Neves, Fabián Ruiz dhe i riu Warren Zaire-Emery.

Ndryshon puna për sulmin, ku mes profileve të Luis Campos është edhe ai i Ferran Torres, lojtarit që vendosi finalen e Kupës së Botës me golin që i dha trofeun Spanjës. Barcola duket se ka refuzuar rinovimin e kontratës, duke përfunduar në antenat e Liverpool, që kërkon të zëvendësojë Mohamed Salah.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme