Cardinale: Ibrahimovic nuk punon për Milanin

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, u shfaq si i ftuar – së bashku me këshilltarin e lartë të RedBird, Zlatan Ibrahimovic – në skenën e “WSJ Sports Event”, një aktivitet vjetor i organizuar nga Wall Street Journal. Drejtuesi amerikan foli për planet e tij për Milanin dhe bashkëpunimin me Ibrahimovicin, si dhe zbuloi disa detaje nga prapaskenat në lidhje me Amorimin…
Mbi rolin e Ibrës te RedBird dhe Milani – “Zlatani punon për RedBird-in, jo për Milanin; kjo ishte diçka që njerëzit në Europë e kishin të vështirë ta kuptonin. Pritshmëria ishte që ne t’i bënim gjërat ashtu siç ishin bërë gjithmonë. Më kujtohen herët e para kur shkova në Itali: kur bëja pyetje që isha mësuar t’i bëja këtu në Amerikë, reagimet ishin mjaft të habitura”.
Mesazhi për Amorimin: “Pas fitores së Argjentinës ndaj Anglisë, i dërgova një mesazh Amorimit: ‘Në lidhje me atë që ndodhi në 10 minutat e fundit – a mund t’i stërvitim lojtarët tanë që të realizojnë atë që bëri Mesi sa u përket krosimeve?’ Ai u përgjigj: ‘Gabon; lojtarët tanë dinë ta bëjnë tashmë këtë. Ajo që duhet t’u mësojmë është mentaliteti për të mos pasur frikë të provojnë.’ Dhe mendoj se kjo ishte një përvojë e vërtetë mësimore për mua.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



