Tjetër sfidë shqiptaro-sllovene, Dinamo synon sot kualifikimin përballë Aluminij

Conference League | 3 muaj më parë

Mbrëmja e sotme rezervon një tjetër sfidë shqiptaro-sllovene në futbollin europian. Pas Egnatia-Celje, ku kampionët e Shqipërisë u eliminuan me penallti në Champions, në fushë zbret sot Dinamo. Skuadra e trajnerit Ilir Daja pret Aluminij në Elbasan dhe synon kalimin në turin e tretë në Conference League.

Ndeshja e parë në Slloveni ka përfunduar në barazim 1-1 dhe blutë janë plotësisht në lojë për kalimin më tej. Përveç avantazhit të fushës, Dinamo sot ka një grup më të plotë se në ndeshjen e parë, ku munguan 3 lojtarë për shkak të mospajisjes me vizën sllovene.

Kryeqytetasit pritet të zbresin në fushë me të njëjtin formacion, me ndryshimin e vetëm që Malomo do të marrë vendin e Ruçit. Trajneri Ilir Daja ka një eksperiencë të gjatë në ndeshjet europiane dhe mbrëmjen e sotme në Elbasan ka shumë gjasa që festa të jetë në krahun e skuadrës shqiptare.

Dinamo-Aluminij starton në orën 21:00 dhe do të gjykohet nga arbitri nga Azerbajxhani, Mudlu.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme