Po peshkonte me dinamit në Porto Palermo, i shpërthen lënda në dorë, humb jetën 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos ku shtetasi P. M., 65 vjeç, dyshohet se gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit) është dëmtuar nga shpërthimi i mjetit plasës.
Si pasojë e shpërthimit, 65-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë rrugës.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




