Mudryk i Chelsea mund të rikthehet në fushë, i hiqet pezullimi për doping

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Mykhailo Mudryk mund të rifillojë karrierën e tij futbollistike. Anësori i Chelsea u ndalua për katër vjet për doping në dhjetor 2024, vendim i cili tani është pezulluar pas një apeli në CAS. Në profilin e tij në Instagram, lojtari i lindur në vitin 2001 deklaroi: “Jam mirënjohës që ky proces ka arritur në përfundim, që më është lejuar të kthehem në futboll dhe që tani mund të shoh drejt të ardhmes sime”.

“Kjo ka qenë periudha më e vështirë e karrierës sime. Siç e kam pohuar gjithmonë që nga fillimi i kësaj çështjeje, nuk kam marrë kurrë me vetëdije ose me qëllim ndonjë substancë të ndaluar. Angazhimi im për të garuar në mënyrë të drejtë dhe për të përfaqësuar klubin dhe vendin tim me profesionalizëm dhe integritet ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua”.

Mudryk përfundoi: “Fokusi im tani është të kthehem në futboll, të punoj shumë çdo ditë dhe të jap një kontribut pozitiv në fushë. Faleminderit të gjithëve që vazhduan të besonin tek unë. Mezi pres të filloj kapitullin tjetër të karrierës sime”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme