Ndotja akustike, shtohen kontrollet/ Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve në të gjithë vendin për ndotjen akustike, duke theksuar se zhurmat e tepërta nuk mund të cenojnë qetësinë e qytetarëve dhe turistëve.
Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit ka nisur monitorime të vazhdueshme në kuadër të sezonit turistik, me synimin për të garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje dhe vizitor.
Lamallari, ka theksuar se muzika e lëshuar mbi normat e përcaktuara nuk do të tolerohet dhe se çdo shkelje do të ketë pasoja ligjore.
“Në zbatim të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave, Policia e Shtetit po kryen monitorime në të gjithë vendin për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje e vizitorë. Kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat. “
Sipas udhëzimit, nga ora 20:00 deri në 24:00 niveli i lejuar i matur në mjediset publike është deri në 45 dB.
“Nga ora 20:00 – 24:00 niveli i lejuar i matur në mjediset publike është deri në 45 dB.”-vijon ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




