Egnatia humbet provën e parë me Shamrock Rovers

Egnatia bie në provën e parë të raundit të tretë të Europa League, 3-1 përballë Shamrock Rovers në ndeshjen e luajtur në Tallaght Stadium (Dublin)
Në pjesën e parë që u mbyll në barazim 1-1, irlandezët zhbllokuan sfidën me anë të Burke, që ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 29-të. Kampionët e Shqipërisë u përgjigjën në minutën e 41-të, po me 11-metërsh, me Jaime që gaboi në tentativën e parë, por jo në të dytën.
Në pjesën e dytë rrogozhinasit pësuan dy gola të shpejtë, brenda dy minutave, fillimisht shënoi Lopes 55’ e më pas Greene 57’. Pas këtij momenti skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, duke kërkuar të rikuperojë, la shumë hapësira në mbrojtje, por irlandezët u treguan të pasaktë.
Përfundon 3-1 për irlandezët, me skuadrën rrogozhinase që do të ketë misionin e vështirë të përmbysjes në ndeshjen e kthimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




