Përfundon telenovela, Vinicius do të rinovojë kontratën me Realin

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Pasi guxoi të ëndërronte, Arsenali tani duhet të pranojë realitetin: Vinicius dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së brazilianit me “Los Blancos”.

Dy faktorë ishin vendimtarë për këtë marrëveshje: klubi bëri një lëshim shtesë lidhur me pagën vjetore të lojtarit, ndërsa José Mourinho luajti një rol tejet aktiv, duke nxitur si klubin ashtu edhe lojtarin për të siguruar finalizimin e marrëveshjes.

Trajneri e konsideron Viniciusin si element thelbësor të projektit të tij për skuadrën dhe, gjatë orëve të fundit, ka pasur kontakte të shpeshta telefonike mes të dyve.

Lajmi për rinovimin u raportua fillimisht nga gazeta spanjolle “Marca”, e cila është gjithmonë e mirë-informuar mbi zhvillimet te Real Madridi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme