BE: Plani për Gazën, hap kyç për të siguruar që Hamasi të mos kërcënojë më kurrë Izraelin

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet planin e çarmatimit të Hamasit, dhe e sheh atë si “një hap thelbësor për të siguruar që Hamasi të çarmatoset dhe të mos përbëjë kurrë më kërcënim për sigurinë e Izraelit”.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se Unioni “mirëpret shpalljen e një marrëveshjeje për çmontimin e përhershëm të armëve të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura jo-shtetërore, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe tranzicionin civil në Gaza, dhe u shpreh mirënjohje ndërmjetësuesve për përpjekjet e tyre të palodhshme”.
Ajo u bëri thirrje “të gjitha palëve që të miratojnë dhe zbatojnë marrëveshjen pa vonesë”.
Kallas theksoi gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Autoritetin Palestinian, “në mënyrë që ai të mund të marrë sërish nën kontroll efektiv dhe të sigurt Gazën”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




