Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, reshje të dobëta në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në zonat malore do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.
Sipas parashikimit, reshje shiu me intensitet të ulët priten përgjatë relieveve malore gjatë mesditës dhe pasdites. Në relievet e larta malore, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata, por këto episode pritet të jenë të shkurtra në kohë.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 14 m/s. Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 1–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




