Zyrtare/ Roma rinovon kontratën me Lorenzo Pellegrini

Itali | 3 muaj më parë

Roma dhe Pellegrini vazhdojnë bashkë. Pas disa javësh me bisedime të “ngrira”, numri 7 ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin verdhekuq.

Kontrata e re e mesfushorit skadon më 30 qershor 2027 dhe nga java e ardhshme Pellegrini do të bashkohet me skuadrën. “AS Roma është e lumtur të njoftojë arritjen e akordit për zgjatjen e kontratës me Lorenzo Pellegrini.

I rritur në sektorin e të rinjve të klubit tonë, lojtari do të vazhdojë ta ketë të lidhur karrierën me ngjyrat e kryeqytetit. Vendimi i Pellegrini për ta pranuar propozimin e klubit dëshmon lidhjen e fortë, vizionin sportiv dhe vlerat e projektit romanist”, – shkruhet në njoftimin e klubit për rinovimin e kapitenit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme