Trump paralajmëron federatat: Largimi i Infantino-s nga FIFA do të ishte një gabim i rëndë

Presidenti amerikan i del në mbrojtje mikut të tij të ngushtë, kreut të FIFA-s: “Pa të nuk nuk do të ishte kurrë i njëjti sukses dhe të njëjtat të ardhura”.
Pavarësisht inflacionit të lartë dhe çmimit të benzinës gjithashtu për shkak të luftës ndaj Iranit, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjen kohë për të mbrojtur Gianni Infantino-n nga kritikat për planin e tij në lidhje me shitjen e kuotave të Kupës së Botës te privatët. Trump ka paralajmëruar federatat se do të bënin një “gabim të tmerrshëm”, nëse do ta detyronin Infantino-n të japë dorëheqjen.
Në një mesazh të publikuar në “Truth Social” të hënën në mbrëmje, Trump shkruan se FIFA “nuk do të kishte kurrë të njëjtin sukses, apo të njëjtat të ardhura, nëse nuk do të ishte Infantino. FIFA do të bënte një gabim të madh nëse, për çdolloj arsye, do ta merrte në konsideratë hipotezën për të zëvendësuar presidentin Gianni Infantino”.
Trump mori disa muaj më parë çmimin e FIFA-s për paqen nga duart e Infantino-s. Ai ndërhyri, duke “futur hundët” edhe te çështjet e rregullores. Presidenti amerikan telefonoi kreun e qeverisë së futbollit botëror për ta shtyrë të hiqte skualifikimin e sulmuesit Folarin Balogun, që sipas tij, ishte ndëshkuar padrejtësisht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




