Barcelona e fiksuar me Julian Alvarez, alternativa e tij është Lautaro Martinez  

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Barcelona vazhdon të këmbëngulë për Julian Alvarez, por kërkesat e larta ekonomike të Atletico Madrid po i detyrojnë katalanasit që të vlerësojnë opsione të tjera për të fuqizuar sulmin. Në këtë kontekst, Lautaro Martinez shihet si një alternativë shumë e mirë.

Kapiteni i Interit vlerësohet shumë si nga Deco, ashtu edhe nga trajneri Hansi Flick, sipas asaj që bën me dije “El Mundo Deportivo” në Spanjë. Argjentinasi ka eksperiencën e duhur dhe Barcelona nuk ka më kohë për të humbur.

U duk se çështja e Julian Alvarez u mbyll me rikthimin e tij në stërvitjen e Atletico Madrid, por dilema mbetet. Sulmuesi është i vendosur për të luajtur me Barcelonën. Ai ka takuar agjentët e tij për dy orë, duke qenë se Atletico nuk do të negociojë për transferimin e tij.

Nëse situata me Alvarez mbetet e pandryshuar, atëherë drejtuesit e Barcelonës do të hidhen në sulm për Lautaro Martinez, largimi i të cilit do të ishte një humbje e madhe për Interin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme