Lukaku transferohet te Fenerbahçe

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Tashmë është zyrtare: Romelu Lukaku largohet nga Napoli për të nisur një aventurë të re me fanellën e Fenerbahçes në kampionatin turk.

Napoli njoftoi “transferimin përfundimtar të të drejtave sportive të futbollistit Romelu Lukaku te Fenerbahçe. Më 31 gusht 2024, Romelu bëri debutimin e tij me fanellën e kaltër duke shënuar menjëherë në një fitore me përmbysje ndaj Parmës në stadiumin ‘Maradona’. Ai regjistroi 45 paraqitje dhe 14 gola. Me Napolin, ai fitoi një titull kampion dhe Superkupën e Italisë.”

Lojtari ynë i ri, Romelu Lukaku, do të mbërrijë sonte në orën 22:00 në Terminalin e Aviacionit të Përgjithshëm të Aeroportit “Sabiha Gökçen””, shkruhet në njoftimin e klubit turk.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme