Zjarr masiv në hyrje të Komanit, rrezikohen banesat, kërkohet ndihmë nga bashkitë fqinje

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën në fillim të rrugës së Komanit, në bashkinë Vau i Dejës, duke rrezikuar banesat përreth.

Situata paraqitet e vështirë, ndërsa flakët vijojnë të përhapen dhe po afrohen drejt zonave të banuara. Përballë përmasave të zjarrit, Emergjencat Civile të bashkisë Vau i Dejës kanë kërkuar mbështetje nga repartet zjarrfikëse të bashkive fqinje.

Në ndihmë të forcave në terren, nga Shkodra është nisur një repart zjarrfikës për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e flakëve.

Forcat në terren po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe për mbrojtjen e banesave, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të përhapjes së zjarrit.

Ndërhyrja vijon në përpjekje për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme