Zyrtare: Kotobelli rikthehet te Flamurtari

Kategoria e Parë | 3 muaj më parë

Tashmë është zyrtare: Blerim Kotobelli është një lojtar i Flamurtarit. Klubin vlonjat ka prezantuar afrimin e mbrojtësit me eksperiencë, me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Mirë se u ktheve në familjen kuqezi! Familja kuqezi mirëpret mbrojtësin Blerim Kotobelli, i cili do të jetë pjesë e Flamurtari F.C. në sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e Flamurtarit.

Vetëm pak ditë më parë Kotobelli njoftoi largimin nga Teuta dhe tashmë është gati për një eksperiencë të re në Kategorinë e Parë me fanellën e Flamurtarit, klub me të cilin është aktivizuar ehe më herët në karrierën e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme