Europiani i atletikës në RTSH/ Petros i “artë” në maratonën e meshkujve me rekord

Atleti gjerman Amanal Petros fitoi medaljen e artë në maratonën e meshkujve me kohën 2 orë 09 minuta dhe 11 sekonda në Birmingham.
Kurrë më parë kjo disiplinë nuk ishte fituar me një kohë më të mirë se ajo e Petros në Europainin e Atletikës.
Gjermani kontrolloi garën e transmetuar nga rrjeti i Radio Televizonit Shqiptar pa shumë probleme duke konfirmuar statusin e atletit numër një në kontinent.
Pas tij vijën e finishit e arritën italiani Pietro Riva dhe izraeliani Gashau Ayale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




